Aksident i tmerrshëm në Tiranë! Makina ndahet më dysh, kamioni kthehet përmbys
  • 5 years ago
Një aksident i rëndë ka ndodhur tek mbikalimi i Kamzës në Tiranë. Të paktën katër makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Në një video të raportuar nga qytetarët në redaksinë e Shqiptarja.com, shihet se janë përfshirë në aksident, një kamion i cili është përmbysur, një makina e kuq e cila është ndarë më dysh, dhe dy makina të tjera të cilat shihen të kenë dëmtime më të vogla.

Nga terreni raportohet se automjeti ka qenë me shpejtësi tej normave, është perplasur me kamionin, duke i rene nga pas. Per pasoje kamioni eshte batuar, nderkohe qe makina eshte perplasur me bordurat rrethuese te rruges ku nje pjese e akines ka mbetur ne perplasjen e tjere, dhe pjesa tjeter e automjetit eshte shkeputur per metra te tera.

Një aksident që nga pamjet jep një situatë mjaft të rendë, por që fatmirësisht ka shënuar vetëm dy persona të plagosur, dhe asnjë viktimë.

Drejtuesi i kamionit nuk ka pesuar asnje demtim, dhe ndodhet ne gjendje te mire. Shoferi ka pasur ne kamion edhe djalin e tij, i cili fatmiresisht nuk ka pesuar lendime.
Recommended