Stop - Demshperblimet, ish-te perndjekurit sorollaten neper institucione! (26 prill 2019)
  • 5 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Emisioni ?Stop? në Tv Klan i është rikthyer çështjes së dëmshpërblimeve të ish të përndjekurve, të cilët sorollaten për vite me radhë nëpër institucione dhe ende nuk po marrin atë që u takon.

Servete Gaxha, e bija e Idriz Gaxhës, i internuar në Tepelenë, është ankuar pranë emisionit ?Stop? se ka dorëzuar dosjen për dëmshpërblim që në vitin 2011, por përballet me ping-pongun e institucioneve.

Edhe Panajo Qirjaqi nga Gjirokastra, tregon se bashkëshorti i saj vuajti 25 vjet burgim pasi u martua me të dhe e akuzuan se kishte grua grekofolëse.

Në vitin 1995 ata morën 20 milionë Lekë të vjetra. Por sot zonja është në mëshirë të fatit, e paralizuar dhe pa asnjë përgjigje për dëmshpërblimin që në total i është caktuar 160 milionë Lekë të vjetra.

Servete Gaxha: ?Jam e bija e Idriz Gaxhës, i cili vuajti në Tepelenë 3 vite burg. Ne i kemi bërë të gjitha dokumentet që kanë kërkuar. I kemi dorëzuar te Ministria e Financave. Nga Ministria e Financave i kemi dërguar tek Ministria e Drejtësisë. Ngelëm duke bërë ping-pong. Asnjë lloj përgjigje deri sot. Që në vitin 2011 deri sot nuk kemi asnjë lloj përgjigje?.

Panajo Qirjaqi: ?Kam qenë në internimin e Gjirokastrës. U martova me një burrë që ishte mekanik i Ministrisë së Brendshme. Edhe pas 9 muajsh, kur isha 3 muajshe shtatzënë, atë e arrestuan. Nuk bëmë asnjë vit bashkë. I thanë pse ke marrë atë grekofonen, ti do të ikësh në Greqi. Bëri 25 vjet burg. Edhe dokumentet të gjitha i kam atje. Mora 5 milionë Lekë dëmshpërblim, 5 milionë i mori djali dhe vajzat e tij morën nga 5 milionë. Dëmi i shkaktuar në total ishte 160 milionë. Ne morën 20 milionë, të katërt. Kemi që në ?95, s?kemi marrë më. Unë tani jam e paralizuar, s?kam asnjë ndihmë?.

Bilal Kola, drejtor i Institutit të ish të Përndjekurve Politikë, shpjegon ndryshimet që ka pësuar ligji ndër vite për këtë kategori.

Bilal Kola, drejtor i Institutit të Përndjekurve Politikë: ?Ligji i vitit 2007 në thelb ka parashikuar shpërndarje të gjithë dëmshpërblimit në total brenda 8 viteve të ndarë në 8 këste të barabarta. Më pas, në vitin 2009 i është bërë një ndryshim këtij ligji, dhe thelbësisht ndryshimi ka patur këtë objektiv dhe ka arritur këtë qëllim. Është hequr tavani i 8 viteve dhe është lënë fushë e lirë. Mund të bëhej për 8, po mund të bëhej për 18, por edhe për 80, në varësi se sa lekë alokonte buxheti i shtetit. Në vitin 2014 është bërë një ndryshim i cili ndau në kategori të përndjekurit politikë. Në kategori parësore dhe jo parësore me një qëllim dhe objektiv të caktuar, që të bënte një diferencim në shpërndarjen e dëmshpërblimit për personat që jetonin dhe kishin qenë në burg vetë në raport me trashëgimtarët.

Dhe përcaktoi 70% të fondit që miratohej nga qeveria në buxhet t?i kalonte atyre që ishin gjallë dhe që kishin bërë burgun vetë, dhe 30% trashëgimtarëve të ish të burgosurve që nuk jetonin më apo të pushkatuarve...