Vijon 'dezertimet'/ Sapo betohet, këshilltarja ikën nga LSI-ja dhe i bashkohet PS-së

  • 5 years ago
Menjëherë pas betimit këshilltarja e LSI Marsiola Begaj i është bashkuar këshilltarëve të PS Fier pak kohë përpara zgjedhjeve vendore.

Largimi i saj u bë në mbledhjen e radhës së këshillit bashkiak të Fierit, e cila ka nisur me zëvendësimin e Nimet Musait, i cili e la këtë mandat për atë të deputetit në parlament.

Në vend të tij i takonte të ulej Marsiola Begaj, e cila pas bërjes së betimit menjëherë ka deklaruar kalimin e saj në radhët e këshilltarëve socialistë.

Në këtë mënyrë në këshillin bashkiak Fier shtohet numri i këshilltarëve socialistë duke shkuar në 21. Kjo lëvizje e këshilltares së LSI tek grupi i PS është etiketuar nga këshilltarët e djathtë si një blerje e fundit.

Recommended