Opozita bllokon 5 akse kombetare

  • 5 years ago
Opozita do të bllokojë në orën 18:00 të pasdites 5 akset kryesore që lidhin jugun e veriun me kryeqytetin, duke paralizuar qarkullimin.

Në Tiranë protestuesit do të bllokojnë lëvizjen në rreth rrotullimin e sheshit ?Shqiponja?. Lulzim Basha do të jetë kryqëzimin e Milotit i shoqëruar nga protestues që do të mblidhen nga veriu.

Protestuesit e Elbasanit dhe juglindjes do të bllokojnë lëvizjen e automjeteve në rethrrotullimin e Bradasheshit.

Ndërsa në Durrës ish-deputetët e opozitës dhe protestuesit do të tubojnë në autostradën Plepa-Kavajë përballë shtëpisë së pushimit të Ushtrisë. Në jug mbështetësit e opozitës do të bashkohen në rrethrrotullimin e Shelqit.

Tv Klan

Recommended