I ftuar në studio ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj

  • 5 years ago
TIRANE-Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj i ftuar në studion e Report Tv me gazetarin Besard Jacaj pas vendimit të parlamentit holandez dje për t'i kërkuar Brukselit që të rikthejë vizat për shqiptarët për shkak të rritjes së kriminalitetit garantoi qytetarët që të rrinë të qetë, pasi nuk do të ketë rikthim pas. Për Cakajn vendimi ka ardhur si rrjedhojë e situatës politike aktuale në Holandë për shkak të zgjedhjeve, por KE do ta rrëzojë, pasi Shqipëria nuk ka cënuar asnjërin nga kushtet, ndërsa rastin e cilësoi si të izoluar.

"Dua të sqaroj se nuk do të ketë tërheqje të vizave për shqiptarët, pasi nuk janë kushtet teknike. Vendimi i parlamentit është propozim për qeverinë dhe qeveria duhet ti adresohet komisionit Europian. Një vendim i tillë është i motivuar politikisht, rezultati i zgjedhjeve të fundit rajonale në Holandë ka shfaqur më shumë populizëm dhe eurospekticizëm dhe tani janë zgjedhjet e PE. Kjo është prapavija politike. Heqja e vizave është e pamundur. Nuk do të ketë heqje të vizave. Qëndrimet politike janë të motivuara mbi kalkulimet elektorale.

KE shqyrton kriteret për heqjen e vizave, nëse ka rritje mbi 50%, nëse ka rritje mbi 50% të azilkërkuesve, nëse kërcënohet siguria publike nga qytetarët e vendeve anëtare apo nëse nuk ka bashkëpunim për kthimin e shtetasve shqiptarë. Nëse konstatohen se këto kritere janë përmbushur atëherë rrezikohet. Por nga të dhënat nga Holanda dhe që kemi ne, këto kushte nuk janë plotësuar.

Recommended