Report TV - Mbyllet protesta, Kryemadhi falenderonn shoferët dhe 'kërcënon' Lleshajn

  • 5 years ago
Ndërsa lideri demokrat Lulzim Basha e mbylli protestën në selinë e PD-së, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, mbi 20 minuta nga mbyllja e tubimit, mbajti një deklaratë për mediat në selinë e partisë së saj. E nisi me falenderime për qytetarët që morën pjesë në protestë. Bëri falenderim edhe për efektivët e policisë, për të cilët tha se u treguan dashamirës me protestuesit. Por sulmoi personat që dhanë urdhrin për gazin lotsjellës, teksa bëri një deklaratë të fortë, sipas së cilës personat e prekur, do ta kenë personale me ta. Fjala është për ministrin e Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj.

"Falenderoj të gjithë shoferët e autobusëve dhe fugonëve dhe ju bëj thirrje të ruajnë faturat e gjobave se do t'i marrin paratë e tyre një më një. Falenderoj gazetarët e terrenit dhe policët. Policët treguan dashamirësi, por paralajmëroj ata që dhanë urdhrin për gazin lotsjellës, t'i bëjnë hesapet mirë se hesapet i kanë personalisht të hapura me të gjithë ata shqiptarë që ishin sot në shesh. Sot shqiptarët treguan se Edi Rama ka dështuar me ekonominë, drejtësinë dhe të ardhmen e shqiptarëve. Një njeri i dështuar që ka frikë të përballet me popullin e tij. Ju jemi mirënjohës dhe jemi krenarë që kemi djegur mandatet, sepse do t'i kthejmë politikës një fytyrë të re për të zgjidhur hallet dhe problemet e shqiptarëve që Shqipëria të jenë një vend ku shqiptarët mund të ndërtojnë të ardhmen e tyre", tha Kryemadhi

Recommended