Syri i Kalter pastrohet nga mbetjet

  • 5 years ago
Pas situatës emergjente të denoncuar në platformën e bashkëqeverisjes nga vizitorë dhe turistë, Ministria e Mjedisit dhe Turizmit ka nisur aksionin e pastrimit në zonën e Syrit të Kaltër.

?Jemi në Syrin e Kaltër në disa pika simbol të turizmit shqiptar dhe në prag të sezonit turistik situata është realisht për t?u parë me sy kritik. Jemi këtu sot për të bërë jo vetëm një aksion pastrimi, por për të bërë edhe një rehabilitim të gjithë situatës pas ndërhyrjes së IMKT-së para disa muajsh, për ta stabilizuar atë në kuadër të sezonit të ri turistik."

Ministri Klosi kërkoi bashkëpunimin e të gjithëve për përmirësimin e situatës.

?Kjo nuk diskutohet që është një përgjegjësi e institucioneve shtetërore, atyre lokale po ashtu, por edhe një thirrje në kuadër të sezonit të ri turistik që kemi shumë më tepër nevojë përpjekjen e gjithë aktorëve dhe faktorëve, shoqërisë civile dhe të gjithë qytetarëve të kësaj zone dhe kudo që ka turistë për të pasur një Shqipëri të pastër.?

Aksioni i pastrimit do të vijojë përgjatë gjithë muajit Prill dhe Maj, që sezoni i ri veror të nisë me më shumë cilësi, pastërti dhe standarde, për të pritur më shumë turistë.

Tv Klan

Recommended