OBSH ve alarmin: Shmangni lindjet me operacion!

  • 5 years ago
Pas 4 muajve, kjo bebe pritet të vijë në jetë. Do të jetë fëmija i parë i Brunildës, e cila mendon që vajzën e saj ta lindë me operacion. Ajo nuk është e vetmja që e shikon lindjen cezariane si një procedurë më të lehtë për t'i dhënë jetë një fëmije, por ligjërisht asnjë paciente nuk mund të përzgjedhë tekniken e lindjes. Ajo përcaktohet vetëm nga mjeku.

Por shpesh pacientët këmbëngulin që të mos lindin në mënyrë natyrale, duke vënë mjekët nën presion. 38% e lindjeve në maternitetin "Mbretëresha Geraldinë" janë realizuar me operacion.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë alarmin dhe njëkohësisht ka tërhequr vëmendjen e strukturave shëndetësore për të frenuar fenomenin e lindjes me operacion, që vitet e fundit ka marrë një zhvillim të madh, duke i larguar nënat nga procedura e dhënies së jetës në mënyre natyrale.

Tv Klan

Recommended