10 vjet universiteti “Mesdhetar” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Universiteti Mesdhetar, ka festuar kete te premte 10 vjetorin e themelimit. Në këtë ditë të veçantë, nuk munguan personalitetet e politikes, fesë dhe diplomacisë shqiptare e mes tyre, edhe presidenti Ilir META. Themeluesi, Akademiku Anastas Angjeli theksoi se nuk ishte e lehte të ndërtoje një shkollë të lartë me standarde.AKADEMIK ANASTAS ANGJELITHEMELUESI I UNIVERISTETIT ?MESDHETAR?Ndaj 10 vite më pare, fale ksaj ndjenje, mendova që bashkë me të tjerë që e kishin lidhur jetën dhe aktivitetin me mësimin dhe auditorin; të ndërtoja një shkollë të lartë universitare. Nuk ishte e lehtë por edhe e pamundur nuk ishte. NE JA DOLEM! 10 vjetë mund të përkthehen në ditë muaj dhe vite, në punë këmbgulje dhe vështirësi, në arritje dhe sfida, por unë do të preferoja që të qasesha disi ndryshe në këtë datë jubilare.Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vlerësoi rolin e ketij universiteti në arsimin e lartë shqiptar, por edhe ndikimi jo vetëm brenda vendit, por edhe në rajon.ILIR METAPRESIDENT I SHQIPERISEKy universitet, që përfaqëson një institucion tashmë të afirmuar të arsimit tonë të lartë, do të duhet, dhe do t?ju lutesha, që ta kthenit në një qendër edhe më aktive shkencore e debati të studimeve mesdhetare, duke promovuar të gjitha organizatat mesdhetare ku Shqipëria bën pjesë, por njëkohësisht duke u bërë pjesë edhe e gjithë debateve për temat më të mëdha të këtij makro-rajoni ku ne bëjmë pjesë, pasi është në interesin tonë të afirmojmë edhe më tej dimensionin tonë mesdhetar. Jo vetëm kaq, por edhe të jemi më aktiv në përballimin e problemeve dhe sfidave që ka ky makro-rajon.Në ceremoninë e festimit të 10 vjetorit të Universitetit Mesdhetar, nuk munguan as dekorimet.Mbi 10 mijë student, të cilët i besuan këtij institucioni arsimor për edukimin e tyre universitar, sot janë pjesë aktive e shoqërisë.

Recommended