Stop - Vuan nga kanceri i tiroides, ka 8 muaj qe e sorollasin pa mjekim! (10 prill 2019)

  • 5 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Kronikë më e plotë: https://tvklan.al/stop-emisioni-158-sezoni-4/

Hajdër Bendaj i është drejtuar emisionit ?Stop? në Tv Klan për një problem shëndetësor. Ai vuan nga kanceri i tiroides dhe është trajtuar me medikamentin ?Nexavar? për 6 muaj nga mjekët e QSUT. Këtë ilaç ia kanë rekomanduar mjekët në Turqi, ku dhe është operuar. Megjithatë, për të marrë këtë ilaç është shumë e vështirë.

Vetë pacienti Hajdër Bendaj tregon se një kuti e këtij medikamenti kushton 5 milionë Lekë të vjetra në muaj. Një kuti ?Nevaxar? ai duhet të përdorë çdo muaj dhe këtë mjekim duhet ta marrë për një vit. Mirëpo, ky ilaç nuk është në listën e barnave të rimbursueshme dhe vështirësitë ekonomike janë të mëdha.

Hajdër Bendaj: ?Jam i sëmurë me kancer tiroidesh dhe mjeku më ka rekomanduar ilaçin ?Nexavar?. Mjekët turq më ka thënë që do ta nxjek këtë ilaç për një vit. Rreze nuk do bëj sepse kam marrë tepër dhe nuk më bëjnë më efekt. Kështu që mundësia e vetme është ky mjekim. Doktorët në Shqipëri më kanë thënë që ky mjekim nuk është për këtë sëmundje. Ky ilaç merret një pako në një muaj. Doktorët më thanë për një vit. Një pako kushton 5 milionë. Unë kam një KEMP invaliditeti, gocën e kam studente, çunin student. Gruaja është pa punë. Çfarë të bëj? Të mjekohem, të ha bukë, të blej ilaçe? Le që 5 milionë si mund t?i marrësh këto?.

Hajdër Bendaj ka bërë kërkesa për ta marrë këtë ilaç me rimbursim, por përgjigjia nga Fondi i Sigurimit të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor është se medikamenti në fjalë, nuk është në listë. Mjekja onkologe pranon se ky është ilaçi që i duhet zotërisë, por duhet të kishte më shumë presion nga ana e shefit të shërbimit kundrejt Fondit për rimbursim.

Denoncuesja: Përderisa dhe ju dhe doktor Agroni më keni thënë, i takon?

Mjekja onkologe: Ne s?kemi alternativë tjetër, se po të kishim për shembull një alternativë tjetër, e kaloja në alternativë tjetër. Këta (Fondi) e lanë zbuluar fare.

Denoncuesja: Është cështja, se i takon vërtet.

Mjekja onkologe: I takon moj zemër, i takon.

Denoncuesja: Se unë kam folur edhe me doktor Agronin edhe me mjekë të tjerë..

Mjekja onkologe: Edhe Agroni duhet të bënte pak më shumë presion në fillim, mos ta linte në mëshirë të fatit.

Denoncuesja: Ça të them unë?!

Mjekja onkologe: Sot është mbledh Komisioni do zgjidhet besoj.

Denoncuesja: Po përderisa dhe ju thoni, i takon, mbase bëhet ndonjë gjë.

Mjekja onkologe: Po si nuk i takon?! I takon! Unë të thashë vetë- bëj një përcapje, që nëpërmjet teje, ta marrin të gjithë barin, se është gjynah.

?Stop? ka shkuar tek Fondi i Sigurimit të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor. Aty pacientit i thonë se për të përfituar këtë ilaç me rimbursim, duket të dërgohet një draft tek Ministria e Shëndetësisë që më pas ky institucion e dërgon tek Këshilli i Ministrave, dhe nëse miratohet, atëherë propozimi kthehet sërish pas në të gjitha këto inst...

Recommended