Nis vendosja e efektivëve të Batalionit Ushtarak në aeroportin e Rinasit

  • 5 years ago
Ashtu sikurse u njoftua nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, efektivë të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura janë vendosur prej mbrëmjes së sotme në perimetrin e sigurisë së aeroportit "Nënë Tereza".

Kjo masë sigurie ndërmerret një ditë pas super grabitjes ku u morën 10 milionë lekë dhe mbeti i vrarë Admir Murataj.

Më herët, kryeministri Rama deklaroi se kompania kineze ka dështuar për ruajtjen e sigurisë së aeroportit dhe nga sot shteti do të marrë në dorë ruajtjen e sigurisë së brendshme dhe të perimetrit të sigurisë së aeroportit.

Recommended