BE: Palet te dialogojne per te zgjidhur krizen

  • 5 years ago
Pasi Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Genoveva Ruiz Calavera takoi Kryeministrit pasditen e enjte dhe përfaqësues të opozitës këtë të premte, delegacioni europian në Tiranë u bëri apel palëve për dialog për zgjidhjen e krizës politike. Në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, delegacioni u kërkon të bëhen bashkë për të mirën e vendit.

?Është koha që dy palët politike të bëhen bashkë për të mirën e vendit. BE pret që dialogu ndërpartiak të rifillojë. BE pret rifillim të dialogut në mënyrë konstruktive. Qeveria të përparojë në rekomandimet e ODIHR-it?.

Gatishmëria e Kryeministrit për të nisur dialogun u shpreh menjëherë pas apelit të delegacionit. Po nga rrjetet sociale ai përsërit qëndrimin që mbajti në parlament, se është gati të ulet për Reformën Zgjedhore, ku opozita e larguar nga Kuvendi do të ketë status të barabartë.


?Plotësisht dakord me delegacionin e BE:Koha që palët të dialogojnë! Reforma Zgjedhore,vota e emigrantëve,votimi/numërimi elektronik, penalitetet e reja për shitblerjen e votës,duhet të na bëjnë bashkë. Kush iku nga Kuvendi, ka ende vend në tryezën e reformës me status të barabartë!?

Opozita nuk ka reaguar ende pas takimeve me zonjën Calavera, e po ashtu nuk ka komentuar as miratimin në Kuvend të paketës Gjiknuri, që i jep mundësi të bëjë amendime për Kodin Zgjedhor, në Komisionin e Posaçëm të Reformës.

Vizita e zonjës Calavera në Tiranë ka për qëllim njohjen me qëndrimet palëve për situatën politike në Shqipëri përpara përgatitjes së raportit të vitit 2019.

Tv Klan

Recommended