Report TV -Basha tryezë për lirinë e medias...por mungojnë përfaqësuesit kritikë
  • 5 years ago
Në një tryezë me shoqata të medias dhe gazetarë kryesisht të mediave pranë opozitës, kryedemokrati Lulzim Basha ka organizuar një tryezë me temë liria e medias në funksion të demokracisë dhe interest publik. Pa media të lirë nuk ka demokraci. Një nga problemet më të mëdha është fenomeni i ?kasetave?, për të cilën Basha u shpreh se nga sot të gjitha aktivitetet e PD do të jenë të hapura për mediat dhe regjia e PD nuk do të jetë i vetmi burim.

"Në dijeninë time askush nuk ka penguar ndjekjen e aktiviteteve të opozitës, por nëqoftëse është kështu, le ta bëjë reflektimin sot dhe publikisht para të gjithëve. Absolutisht, në asnjë aktivitet publik timin si kryetar i opozitës, apo të bashkëpunëtorëve të mi, nuk ka për të pasur asnjë, të kufizim të pranisë mediatike. Unë e di se aktivitetet e mia janë transmetuar live në Facebook plota, pa prerje, nuk është prerë as fillimi, as fundi. Megjithatë, për t?ju përgjigjur një kërkese konkrete të ngritur sot, po ju them sot se asnjë kufizim nuk do të ketë në asnjë ngjarje politike të Partisë Demokratike, në veçanti timen si kryetar i Partisë Demokratike", u shpreh lideri demokrat.
Recommended