Banka shkon t'i sekuestrojë shtëpinë për kredinë e pashlyer, familjarët kërcënojnë ta djegin!

  • 5 years ago
Familja Troka është ngujuar ditën e sotme në banesë, duke kërcënuar se do i vendosin flakën. Shkak është bërë ndërhyrja e Përmbarimit për të sekuestruar banesën, pasi kjo familje ka një kredi të pashlyer në një bankë të nivelit të dytë. Një pjesë e anëtarëve, u ngujuan në banesë, e ndërsa kryefamiljari u shoqërua nga policia.

E gjithë zona ishte e rrethuar nga forca të shumta policie e ndërsa rreth orës 15:00 të gjithë familjarët janë nxjerrë jashtë, duke u shoqëruar për në komisariat.

Familja pretendon se ata nuk e kanë lënë banesën si kolateral, po biznesin e tyre një fermë në qytetin e Lushnjës. Historia e kësaj familjeje nuk është e panjohur, pasi në datën 11 shkurt të këtij viti, Blerina Troka ka kërcënuar se do të hidhej nga ballkoni i katit të tetë, në tentativën e parë të përmbarimit për të sekuestruar banesën.