Haradinaj thirrje SHBA dhe BE
- 5 years ago
Me tregtinë e lirë Kosovë-Serbi e ka ndërlidhur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nisjen e punimeve në rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë.
Pas paralajmërimit të krerëve të shtetit serb për një nismë të re të Francës e Gjermanisë për zhbllokimin e dialogut, Haradinaj ka thënë se interesi i Kosovës është që të jetojnë në një Ballkan ku të gjithë janë të lirë dhe e njohin njëri tjetrin në kufijtë e vet.
Ndërsa ka kërkuar nga faktori ndërkombëtar që të ndihmoj për arritjen e një marrëveshje Kosovë-Serbi me njohje reciproke.
?Është një arterie që mund ta lidhë ekonominë e vendit tonë me ekonomitë fqinje, pra me ekonomitë e Serbisë. Interesi ynë është që të jetojmë në një Ballkan ku të gjithë janë të lirë, të gjithë janë të respektuar, gjithë e njohin njëri-tjetrin në kufijtë e vet. Më në fund të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për njohje reciproke, në mënyrë që të gjithë infrastrukturën, a janë këto autorrugë tona? A janë hekurudha tona? A është transmisioni i lartë i energjisë, të cilën e kemi bllokuar përmbi një dekadë, pra Kosova dhe tregu tjetër në këtë rast Shqipëria?.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrja serbe Ana Brnabiç kanë folur të enjten, përmes deklaratave të ndara, për një nismë të Francës dhe Gjermanisë, e cila mund të zhbllokojë dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, mirëpo asnjëri nuk kanë dhënë detaje se për çfarë iniciative konkretisht bëhet fjalë.
Tv Klan