Vuçiç mund te fale protestuesit e arrestuar

  • 5 years ago
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka patur një ditë të qetë. Ka ndarë medalje dhe ka bërë takime. Protestat duan destabilizimin e Serbisë dhe sërish ka akuzuar opozitën për dhunë. Tani është bërë çështje nëse të arrestuarit do të rrinë në burg.

Pesë prej tyre janë dënuar dhe ndodhen në burg. 30 apo 60 ditë dhe rreth 300 orë punë me dobi shoqërore. Por, shtypi ka shkruar se presidenti Vuçiç mund të ketë mëshirë për ta. Si President ndoshta mund tua falë burgun.

?Nuk dua të ndërhyj në këtë çështje, por thjesht do doja të lirohen në shkallën e dytë pasi besoj se nuk janë ata përgjegjës. Fajin e kanë ata që u thanë fëmijëve ?Ejani të luftoni me ne? dhe i keqpërdorën që në pushtet të vijnë dy biznesmenë dhe një fashist?, tha Vuçiç.

Vuçiç i qeshur ka dalë edhe me anëtarin e presidencës boshnjake nga radhët e serbëve, Millorad Dodik. Opozita ka paralajmëruar protesta, por pa saktësime. Është përmendur edhe televizioni privat ?Pink? si mundësi protestash pasi shihet si mbështetës i Vuçiç. Presidenti ka rrëfyer ditën e tij brenda presidencës.

?Unë prita këtu dhe konferencën e bëra që t?u them ?Ejani brenda pasi këtu nuk jemi më shumë se 20 veta? pasi siç e keni parë, nuk ka patur policë. Ata ikën pas një ore pasi shkuan të hanin bukë dhe lanë fëmijët dhe nënat e tyre.?

Tetë nga 18 të arrestuarit janë të akuzuar për vepra penale dhe jo për shkelje të lehta. Opozita i ka dhënë afat Vuçiç pas kalimit të ankesave se nëse nuk lirohen do të organizojnë protesta vazhdimisht.

Tv Klan

Recommended