Xing me Ermalin/ Jonida Maliqi flet per divorcin
  • 5 years ago
Këngëtarja Jonida Maliqi që prej fillimeve të karrierës jetën private e ka mbajtur hermetike. Ajo ka zënë vend në media për këngët dhe aktivitetet artistike apo veshjet, por lajmi për ndarjen nga ish- bashkëshorti Gent Prizreni ?pushtoi? mediat.

Ata i dhanë fund martesës pas 17 vitesh lidhje. Sot këngëtarja ishte e ftuar në emisionin ?Xing me Ermalin? në Tv Klan nga ku foli edhe për divorcin. Këngëtarja tha se kur kthehet në domosdoshmëri për të qenë jetesa më e qetë dhe më e lumtur, i jepet zgjidhje në këtë formë.

Ermal Mamaqi: Para disa kohësh kemi marrë vesh nga mediat dhe opinioni që ti ke bërë një ndarje. A është bukur kur ndahesh? Nuk e them se dua të ndahem unë, se mos e marri njeri si lajm këtë, por dua të dëgjoj anën më pak tragjike të kësaj situate sepse njerëzit mendojnë se po u ndave jeta ndërpritet?

Jonida Maliqi: Jo, jo. Fatmirësisht ka jetë. Bukur nuk është, absolutisht. Është e vështirë, por kur kthehet në domosdoshmëri për të qenë jetesa më e qetë, më e lumtur dhe më e bukur i jepet zgjidhje në këtë formë.

Ermal Mamaqi: Dhe jetuan të qetë të gjithë shqiptarët që e morën vesh si është puna?/tvklan.al
Recommended