Xing me Ermalin/ Luana Vjollca flet per here te pare per operacionet plastike (09.06.2018)

  • 6 years ago
Ajo është ndër moderatoret më të njohura dhe paraqitja e saj e jashtme është komentuar shumë, madje shpesh është shkruar se ka bërë shumë ndërhyrje.
Por sot Luana Vjollca i ka dhënë fund dyshimeve. E ftuar në emisionin ?Xing me Ermalin? ajo mohoi të ketë bërë ndërhyrje në trup dhe deklaroi se ka shtuar shumë në peshë.
?Edhe nëse s?do më kishe pyetur për këtë temë do kisha dhënë përgjigje se është bërë shumë virale dhe se di pse ka dalë kjo histori. Të gjithë njerëzit ndryshojnë. Kur unë kam dalë në televizion kam qenë 48 kile, sot kam 65 kile dhe ky është një ndryshim shumë i madh. Unë nuk kam prekur asgjë në trup dhe nëse keni ndonjë gjë për ta vërtetuar unë jam gati. Unë jam komentuar shumë, më shumë se kushdo tjetër, por unë nuk iu përgjigjem, vazhdoj eci. Kjo është hera e parë që flas për këtë gjë se aq shumë kam lexuar dhe kam parë saqë po besoj dhe vetë se jam e bërë?, tha Luana.

Recommended