Basha: Gjiknuri e Ahmetaj blene votat

  • 5 years ago
Nga Peshkopia, kryetari i Partisë Demokratike akuzoi me emra konkretë për blerje votash në zgjedhjet vendore të 2016-s. Sipas tij, dosja hetimore 184 përmban fakte kompromentuese për dy ish-ministra të qeverisë Rama.

?Janë përgjuar në blerje votash dhe kontakte me Ymer Lalën dhe dy ish-ministra të qeverisë Rama, si Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj. Kryeministri Rama dhe biznesmeni dibran, Ymer Lala do të përfundojnë të dy në qelitë e burgut?.

Basha u kërkoi dibranëve të bashkohen në protestën e së shtunës para Kryeministrisë.

?Dibrës i takon të jetë në krye të kësaj beteje, sepse Dibra ishte kurbani i parë i bashkimit të Edi Ramës me kriminelët, me trafikantët e drogës dhe të vajzave dhe grave?.

Basha, gjatë turit në Dibër, u takua me tregtarë dhe biznesmenë të ndryshëm ku u premtoi se qeveria demokratike do t?u ulë taksat dhe tatimet.

Tv Klan

Recommended