Basha: Ne parlament, aleatet e krimit

  • 5 years ago
Berati ishte ndalesa e radhës e kreut të demokratëve Lulzim Basha gjatë turit të takimeve me qytetarët, të cilët i ftoi për pjesëmarrje masive në protestën e 16 Marsit. Kreu demokrat nuk u kursye në akuza jo  vetëm për kryeministrin Rama, por ndaj kujtdo, që siç tha ai bëhet pjesë e parlamentit të krimit.

?S?ka zgjidhje tjetër veç zgjedhjeve tw lira e tw ndershme. Çdo kush tjetër tani që i ka dalë era e parlamentit të krimit vazhdon e i kreh bishtin është bashkëpunëtor i krimit të organizuar, është aleat.?

Ai ripërsëriti propozimin për rishikim të Kushtetutës.

 ?Pakt kombëtar për ndryshime të thella kushtetuese që të garantojnë që sovrani të jeni ju. Kjo është beteja e Shqipërisë së vlerave europiane që na thërret në këtë 16 Mars në këtë takim me historinë.?

Gjatë turit të takimeve në Berat kryedemokrati u ndal edhe me një grup studentësh me të cilët ndau planin e demokratëve për arsimin.

Më herët kryedemokrati u takua edhe me përfaqësues të biznesit të vogël në Urën Vajgurore, të cilëve u premtoi se pas ardhjes në pushtet qeveria e tij do të ulë çmimin e naftës me 30 lekë për litër, atë të energjisë me 35% për industrinë dhe do të vendosë taksën e sheshtë 9%.

Tv Klan

Recommended