Policia e shtetit, përdoruese e drogës?
  • 5 years ago
Ministria e Punëve të Brendshme siç bën të ditur Alsat po heton punonjësit e saj për përdorim të substancave narkotike. Kontrollet po zhvillohen në të gjithë sektorët e MPB-së ndërsa kanë përfunduar në Tetovë e Ohër. Policët që dyshohet si përdorues të drogës do t?i nënshtrohen ekspertizave mjeko-ligjore dhe në rast të konfirmimit se kanë përdorur substancën e ndaluar, do të humbin vendet e punës. Nga MPB-ja nuk japin detaje mbi drogën e siguruar, por nuk përjashtohet mundësia që ajo të jetë marrë nga droga e konfiskuar apo nga bashkëpunimi mes policëve dhe trafikantëve.
Recommended