Rudina - Merita Xhani kthehet ne skenen shqiptare pas 30 vitesh ne Itali! (08 mars 2019)

  • 5 years ago
www.tvklan.al Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN; Dashuria dhe pasioni për aktrimin kanë lindur bashkë me të. Aktorja Merita Xhani e ka nisur karrierën përgjatë viteve 80-të dhe ka interpretuar në disa shfaqje në Teatrin e Durrësit.

Por në vitin ?90, pak para përmbysjes së komunizmit, asaj iu desh të largohej në Itali sëbashku me familjen. Pasioni dhe dëshira për teatrin e filmin, por edhe vendosmëria për t?ia dalë, bëri që Merita Xhani të arrijë të ndërtojë një karrierë në këtë vend.

Në aktivitetin e saj në Itali, rolet më të rëndësishme të saj janë në shfaqjen ?Edipi Mbret?. Kjo ishte edhe shfaqja e parë që i hapi dyert e suksesit në Itali. Më pas ajo ka luajtuar në disa shfaqje dhe filma të tjerë, ku mund të përmendim?Est-Ovest? dhe ?Maria Jose?, në rolin e mbretëreshës të Italisë.

Pas 20 vitesh mungesë, aktorja Merita Xhani rikthehet në jetën artistike në Shqipëri përmes shfaqjes ?Gusht: Portret familjar?, në rolin e aktores kryesore, Violeta Ueston.

Sot aktorja ishte e ftuar në emisionin ?Rudina? në Tv Klan, nga ku tha se rikthimi i saj në skenën shqiptare ka qenë për të një ëndërr e parealizuar deri në momentin kur mori telefonatën e regjisorit Spiro Duni.

?Kthimi është gjithmonë i thjeshtë dhe pa të papritura sepse duhet marrë parasysh që unë jam larguar në moshë të madhe. Ndjesitë e mia, skena dhe teatri ishin brenda meje dhe unë i rigjeta përsëri me thjeshtësinë time dhe dashamirësinë e tyre. Puna e teatrit kudo që të shkosh është sikur të kthehesh në shtëpi, sepse kanë gjëra të përbashkëta. Unë kam shumë dëshirë të rri në Tiranë, në vendin tim, sepse ka qenë dëshirë e imja e parealizuar. Pati një moment shumë të vogël që të realizohej, ishte telefonata e Spiro Dunit. Gjatë provave kam patur më shumë hallin e atij mos thoshte: O bo bo sa gabim kam bërë?, tha Duni.

Recommended