Rudina - Tatjana Isaj, stilistja shqiptare qe rrefen pervojen e saj ne Gjermani! (06 mars 2019)
  • 5 years ago
www.tvklan.al Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN; Tatjana Isaj është një stiliste e njohur, e cila prej kohësh ka zhvendosur veprimtarinë në Gjermani, vend ku edhe jeton bashkë me familjen.

Ajo ushtron atje profesionin e saj dhe ka hapur edhe një atelie. E ftuar në emisionin ?Rudina? në Tv Klan, stilistja tregoi se karakteristikë e ateliesë së saj është puna me dorë, gjë që realizohet në Shqipëri. Stilistja tregoi se edhe pse atelieja e saj në Gjermani ka marrë emër, ajo nuk mund të marrë të njëjtën kënaqësi që merrte në vendin e saj.

?Në Gjermani është shumë e vështirë, konkurrenca është shumë e fortë. Kënaqësinë që ndjen në vendin tënd nuk mund ta ndjesh dot atje, edhe pse ka shqiptarë. Dizajni për mua ka qenë hobi, por me shumë këmbëngulje doja të bëja diçka të veçantë. Puna e dorës është karakteristikë e ateliesë time. Edhe pse atelienë e kam në Gjermani, puna e parë bëhet në Shqipëri. Frymëzimin që marr tek motivet tona nuk e gjej dot në Gjermani. Atje punojnë shumë me dorë gratë, edhe pse tek ne duket sikur punojnë më shumë. Por motivet që kemi ne nuk i gjej dot atje. Kohët e fundit atelieja ime atje ka marrë shumë emër, klientët ndihen të lumtur dhe unë marr komente të mira. Stili i fustaneve që unë dizenjoj janë ato të kokteileve, mbrëmjeve dhe më pak ato të përditshmërisë. Atje njerëzit nuk kanë dëshirë të bien shumë në sy. Personat që vijnë në atelienë time janë kryesisht persona që janë marrë me artin dhe kërkojnë diçka të veçantë?, tha stilistja.
Recommended