Gottard: Ata qe duan demokracine, pro dialogut

  • 5 years ago
Deputeti i Bundestagut gjerman, Tobias Gottard, ka vlerësuar ecurinë e Reformës në Drejtësi. Ai ishte sot në Tiranë ku u takua me anëtarët e komisionit të jashtëm parlamentar. Në një deklaratë për mediat Gottard foli dhe për vendimin e opozitës për djegien e mandateve duke kërkuar dialog mes palëve.

Nga ana e saj kryetarja e komisionit Mimi Kodheli shprehu keqardhjen për vendimin e opozitës ndërsa ritheksoi gatishmërinë e qeverisë për dialog. Sipas saj, djegia e mandateve vë në ngërç jetën parlamentare.

Tv Klan