Dënohet me 10 vjet burg Olesia Duka, u mori miliona biznesmenëve

  • 5 years ago
Stomatologia Olesia Duka e akuzuar nga prokuroria e Durrësit për veprën penale të ?Mashtrimit më shuma të mëdha?, është dënuar nga gjykata me 10 vite burgim. Dy seanca më parë, gjatë dhënies së pretencës prokurori i çështjes Madrid Kullolli, ka kërkuar 15 vite burg për stomatologen e transformuar në mashtruese.

Duka ka pranuar gjykimin e shkurtuar duke përfituar ulje dënimi me 1/3. Stomatologia Olesia Duka që ndodhet në burg prej 28 shkurtit 2018 rezulton të ketë mashtruar 14 persona, duke arritur t?u marrë atyre një shumë financiare që përllogaritet nga prokuroria në totalin e 3.033.532 eurove. Duka, arrinte t?i mashtronte qytetarët duke i premtuar se do ua kthente paratë e marrë me një përqindje më të lartë, pasi biznesi që dispononte, një klinikë dentare, arrinte të gjeneronte sasi të mëdha parash. Ndërsa në një rast të vetëm, Olesia Duka me anë të mashtrimit i ka marrë Idlir Hoxhës shumën prej 935 mijë e 432 euro, duke mos ja kthyer më.

Hetimet kanë zbardhur se Olesia Duka prezantohej si administrator e subjektit ?Shëndeti? shpk me profesion mjeke që kishte në pronësi disa klinika dentare me anë të të cilave, fitonte shumë para dhe i duhej valutë në euro me qëllim blerje materialesh.Për t?u dukur si një biznesmene e sigurt, Duka mbante të punësuar dhe dy shoferë.

Recommended