Dy mjeke te dhunuar

  • 5 years ago
Dhuna godet sërish bluzat e bardha. 24 orët e fundit dy mjekë u sulmuan fizikisht gjatë ushtrimit të detyrës. Zef Doda, dermatolog në spitalin e Lezhës u qëllua brutalisht në fytyrë nga familjarët e një pacienti. Për shkak të plagëve të marra, mjeku u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

"Me të mbërritur në Spitalin e Traumës, Mjeku Zef Doda u mor në mbikëqyrje nga kolegët e tij. Parametrat jetësore janë të stabilizuara, ndërsa dëmtime ka marrë në pjesën e sipërme të nofullës".

Policia ka identifikuar agresorin, një 24-vjeçar i cili u vetëdorëzua gjatë orëve të mbrëmjes.

Rasti tjetër u shënua mbrëmjen e së mërkurës në mjediset e Qendrës Spitalore Nënë Tereza në Tiranë. Drejtoria e Qendrës ka sqaruar se një mjeke specializante u dhuna nga i afërmi i një pacienteje, i cili ishte në gjendje të dehur.

Aktet e dhunës ndaj bluzave të bardha janë dënuar nga Ministria e Shëndetësisë, që u ka kërkuar autoriteteve të drejtësisë të japin dënim maksimal ndaj agresorëve. Kjo nuk është e hera e parë që mjekët dhunohen. Dy raste të ngjashme ndodhën në fillim të muajit Shkurt në urgjencat e Durrësit e Tiranës, ku në shenjë solidariteti mjekët dolën në protesta njëorëshe.

Tv Klan

Recommended