Nesër protesta/ Balliu: Na kërcënuan me ushtrinë! Kreu i FRPD: Do u dalim edhe në ëndërr

  • 5 years ago
Nesër opozita do të zhvillojë protestën para parlamentit kundër qeverisë. Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu u bëri thirrje qytetarëve nga Unaza e Re që të bashkohen me opozitën për të rrëzuar Ramën. "Kjo Xhaçka thotë do të fus ushtrinë për të ndaluar protestuesit. Nesër ejani përballë parlamentit ti japim atë që meriton" tha ai. Ndërsa në Shkodër, kreu i FRPD-së, Arvit Bushati u shpreh se "Do i ndjekim këmba këmbës, do u dalim edhe në ëndërr".

Recommended