Trepça mes Kosoves dhe Serbise
  • 5 years ago
Trepça, simbol i Kosovës në ish-Jugosllavi dhe i një gjigandi ekonomik. Miniera funksionon në disa lokacione të ndryshme që ndonjëherë ndajnë njëra-tjetrën me shumë kilometra. Trepça e grevës së minatorëve në fillim të konfliktit të Kosovës, u nda në dy kompani pas luftës. Në jug shqiptarët, në veri serbët. Kosova miratoi kthimin e një kompanie, por serbët vazhdojnë të kenë kontrollin. Për Trepçën, që filloi punën në kohën e mbretërisë jugosllave, ka edhe një pretendent prone që jeton në Kanada. Një pikë tjetër e konfliktit është liqeni i Ujmanit, i rëndësishëm për energjinë e Kosovës.

Trepça është shpresa e Kosovës. Gjigandi i madh i Jugosllavisë tani duket i gjunjëzuar. Këtu është një pjesë e Trepçës, ajo veriore dhe të dyja kompanitë funksionojnë. Në këtë pjesë serbët pretendojnë se punojnë me fitim. Shqiptarët këtu nuk vijnë.

Nevenka, është inxhiniere, ka mbaruar në Beograd, është nga qyteza e Klinës në jug, e shpërngulur më pas si shumë këtu në veri. Betohet se prodhimet e këtushme kanë cilësinë më të mirë në botë.

Punëtorët nuk mund të flasin pasi për kompaninë flet vetëm drejtori që, siç thonë, nuk gjendet këtu.

Përpunimi i plumbit, pak argjend dhe minerale të tjera. Makineria duket e vjetruar, por puna nuk ndalet për asnjë moment. Shumica prej tyre kanë dekada në minierë.

Serbia pretendon se kjo kompani i takon, kurse Kosova miratoi një ligj për të bashkuar dy kompanitë e ndara pas lufte.

Një nga interesat e rëndësishme në Kosovë është edhe liqeni i Ujmanit, apo Gazivodës që mbanë peng shumë energjinë në tërë territorin. Një pjesë e liqenit thuhet se është në qyteza të Serbisë.

Analisti Dushan Janjic, thotë se ekziston edhe pronari, trashëgimtari i atij që e ndërtoi në kohën e mbretërisë. Ai pret që për një pjesë megjithatë të diskutohet pasi ka implikime territoriale.

?Kompania si e tillë nuk ekziston më as si model në botë. E vetmja gjë këtu janë pasuritë nëntokësore, por kjo nuk ka një logjikë financiare dhe është paksa mit. Askush nuk do të vijë të investojë në një kompani me pronësi të kontestuar dhe ka shumë borxhe. Kjo është kthyer në një temë  territoriale dhe në funksion të etno-nacionalizmit politik?, tha Dushan Janjiç, Forumi për Marrëdhënie Ndëretnike.

Punëtorët në Zveçan janë entuziastë për ta treguar vendin e tyre të punës. Përpunojnë mbetjet dhe këtu punojnë rreth 1 200 punëtorë të rregullt me gjithsej 3 000 të punësuar.

Këto dërgesa plumbi janë të bëra gati për treg dhe secila pjesë ka një tonë.  Dikur thonë prodhimi ka qenë shumë më i madh. Tani duken si të harruar në këtë uzinë. Shpresojnë edhe pse deri më tani Trepça për politikën ka qenë vetëm një peshë e rëndë.

Tv Klan
Recommended