Ekskluzive/ Investigimi, reforma e Aviacionit Civil kërcënon transportin ajror?

  • 5 years ago
Pak ditë më parë, një avion i kompanisë ?Blue Panorama? shënoi incidentin e radhës. Mbushur me pasagjerë, 20 minuta pas nisjes nga Rinasi, pilotët u detyruan të rikthehen në pistën shqiptare, në kushtet e një tymnaje të dëndur në kabinë, që shkaktoi një panik të madh tek 136 udhëtarët, ndër të cilët kishte edhe fëmijë dhe gra shtatzëna. Ky ishte rasti më i fundit në kuadrin e një numri difektesh ? fatmirësisht pa pasoja në njerëz ? të cilët kanë sjellë që nga vonesat në fluturime e deri tek uljet emergjente.

Si kompania, ashtu edhe institucioni i ngarkuar me ligj që të garantojë sigurinë në sektorin e fluturimeve, Autoriteti i Aviacionit Civil i Republikës së Shqipërisë, janë përpjekur ta zbutin shumë ngjarjen me njoftime e tyre. Kompania dhe Autoriteti duket se janë mësuar tashmë me difekte të tilla, duke iu gëzuar vetëm faktit që nuk pati viktima.

Institucioni

Por, në rast se kompanitë shkelin rregullat, që mund të kenë pasoja të pallogaritshme, shumë më të rënda se këto që cituam, shteti ka një institucion, detyra e vetme e të cilit është pikërisht siguria e pasagjerëve në transportin ajror. Autoriteti i Aviacionit Civil duhet të jetë gjithnjë një ?polic? dhe ?doktor? në rolin e tij institucional të mbikëqyrjes së operimit të sigurtë të avionëve që ulen dhe ngrihen në Shqipëri.

Sipas rregullave ndërkombëtare, përgjegjësia e operimit të sigurtë të avionëve civilë bie mbi shtetin, në të cilin është regjistruar avioni konkret. Kjo do të thotë që, psh, në rastin e ?Blue Panorama?, do të ishte Italia ajo, që përgjigjet për sigurinë e avionëve që përdor kompania. Por kjo nuk përjashton rolin shumë të rëndësishëm të Autoritetit shqiptar, që ka të drejtën dhe detyrën e inspektimit në terren (aeroport) dhe madje mundësinë që të ndalë, anulojë apo kthejë mbrapsht një fluturim, duke njoftuar njëkohësisht palën e huaj, ku është regjistruar avioni.

Recommended