Report TV - Panik në Lezhë, makina në lëvizje qëllohet me breshëri plumbash

  • 5 years ago
Një automjet që lëvizte në aksin Lezhë- Tiranë dhe brenda tij ndodheshin 2 punonjës të Bashkisë Lezhë është qëlluar më armë zjarri mëngjesin e sotëm. Ngjarja është shënuar në dalje të Lezhës, teksa nuk raportohet për të lënduar.

Agresorët kanë qenë në një tjetër mjet në lëvizje dhe janë larguar me shpejtësi. Policia mbërrin në vendngjarje dhe nis hetimet. Sekuestrohen kamerat e bizneseve të zonës për të zbardhur dinamikën e plotë të kësaj ngjarje.

Recommended