Rama: Nuk terhiqemi nga kontrata me qytetaret

  • 5 years ago
Nga Lushnja në turin ?Bashkia që duam?, Kryeministri Edi Rama komentoi sërish djegien e mandateve nga opozita, duke ironizuar protestën e Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj.

"Ku është dallimi mes nesh dhe atyre që janë arratisur nga detyra. Demokratët e Lushnjes nuk janë të papërfaqësuar, i vetmi me dy pare mend në kokë na doli Myslim Murrizi. Sidoqoftë, thoni ç?të doni, por unë do të kisha dashur ta kisha thënë unë atë shprehjen, jo ai, që u nisën për të rrëzuar Ramën dhe më rrëzuan mua, ky ishte revolucioni".

Dëmi më i madh sipas Ramës po i bëhet ekonomisë së vendit.

?Ata qorra që i binin me kokë kryeministrisë të nxitur nga qorra, nuk i bëjnë gjë murit të kryeministrisë dhe qeverisë, por kanë penguar ekonominë duke dhënë mesazh të keq jashtë Shqipërisë, duke u thënë mos hajeni të investoni në Shqipërisë këtu i bihet murit me kokë".

Kreu i qeverisë komentoi edhe akuzat për blerje votash duke sulmuar ashpër ish-aleatet në qeveri.

?Prandaj u them, kujt i shkoni mbrapa Lulit? jo ata i shkojnë mbrapa Lulit,s e Luli i shkon mbrapa Monikës dhe këtu në Lushnje është vendi i duhur për të thënë :Monika që thotë o Zot mbroji shqiptarët nga vjedhja e votës, Dhe kush flet për blerjen e votave. Nëse Zoti do të merrej me zgjedhjet, Monikës do i kishte rënë rrufeja. Larg qoftë. Gjëja parë që do bënte Zoti do mbyllte Monikën në shtëpi".

Kryeministri u tregua i prerë edhe sa i takon  kërkesës për zgjedhje të parakohshme.

?Shumë njerëz ndruhen se mos ne tërhiqemi, por nga çfarë mund të tërhiqemi, nga kontratat që kemi me ju? Ne nuk tërhiqemi nga ky detyrim dhe nga detyrimi që kemi marrë në bazë të kontratës së zgjedhjeve për ta çuar deri në fund reformën në drejtësi. Aty fle lepuri i frikës së atyre që kanë ikur dhe vijnë tek dera e parlamentit për të protestuar, se u gënjen mëndja se do fshihen para popullit kur të vijë drejtësia".

Kreu i qeverisë shtoi më tej se opozita proteston sepse i frikësohet Reformës në Drejtësi. Më herët kreu i qeverisë u ndal edhe në qendrën shëndetësore të Kolonjës ku pa nga afër investimet e kryera.

Tv Klan

Recommended