Rama: Nuk tërhiqemi nga koncesionet

  • 7 years ago
Ndarja e çmimeve ?Bleta e Artë? për bizneset e suksesshme të vitit 2016 ishte një rast që kryeministri Edi Rama të bëjë një panoramë të reformave ekonomike. Kreu i qeverisë tha se modeli ekonomik që po ndjek qeveria e tij bazohet tashmë te investimet proshuese dhe eksportet.

Sinkron Rama nga një model i cili mbështetej tek remitancat dhe tek boom-i në ndërtime, si dy burimet më të mëdha të rritjes, tek një model që mbështetet tek investimet prodhuese dhe eksportet.

Në këtë pikë kreu i qeverisë tha se në janar dok të detajohet plani për injektimin në ekonomi i 1 miliard eurove për 3 vitet e ardhshme me investime në infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi në mënyrë që rritja ekonomike të shkojë 6%. Rama ftoi biznesin për të realizuar këtë projekt duke shprehur mbështetje për fijimin e koncesioneve.

?Natyrisht që nuk kemi ndërmend të tërhiqemi nga vizioni dhe nga modeli ynë i Partneritetit Publik Privat. Unë dua t?ju them që, pavarësisht të gjithë përpjekjes për t?i demonizuar Partneritetet Publike Private që kemi ndërtuar, ato në fakt janë treguesi më kuptimplotë i asaj çfarë mund të bëjë qeveria, sëbashku me ju, në funksion të rritjes thelbësore të cilësisë së shërbimeve për publikun dhe në funksion të rritjes së ekonomisë, duke shtuar këtë komponent tjetër për të cilin sapo fola?.

Rama tha se viti 2016 shkoi rritje në raportin global ?Doing Business?, pati rritje në punësim dhe në investime të huaja. Në fund kreu i qeverisë kërkoi nga biznesi të mos shmangin detyrimet që i kanë shtetit në mënyrë që marrëdhënia e tyre të jetë reciproke.

Tv Klan

Recommended