Report Tv-Ndotja/ Gjobiten gjashtë kompani nafte në Fier

  • 5 years ago
Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit ka penalizuar 6 kompani nafte në qarkun e Fierit, pasi kanë shkaktuar ndotje mjedisi nëpër lumenj. Sipas Hader Cakos, kreu i këtij inspektoriati, ndaj këtyre kompanive janë marrë 49 masa administrative që kapin vlerën prej 9.4 milion lekë të reja, pas derdhjeve të naftës në lumin Gjanica dhe në mjedis.

?Gjatë periudhës së vitit 2018, nga inspektoriati janë vendosur rreth 49 gjoba administrative, të cilat janë në vlerë leku. Fillojmë që nga Albpetrol, Dy Uzinat, A1 Oil, Trans Oil. ?

Vendosja e gjobave ka frenuar kompanite ne shkarkimet ne lumin Gjanica . Prej dy muaj presioni dhe gjobat e inspektoriatit mjedisor kane reduktuar nivelin e ndotjes dhe shkarkimeve teknologjike dhe mebtjeve te hidrokarbureve ne lumin Gjanica

Recommended