Paraburgim për Janakieskin dhe Ristovskin

  • 5 years ago
Gjykata me kërkesë të Prokurorisë Publike, vendosi 30 ditë paraburgimi për ish-ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, të dyshuar për organizimin e ngjarjeve të dhunshëm në Kuvend më 27 prill të vitit 2017. prokuroria kishte kërkuar paraburgimin e Janakieskit dhe Ristovskit për shkak të rrezikut për arratisje dhe ndikim tek dëshmitarët. Janakieski tashmë është në paraburgim shtëpiak.

Përveç Mile Janakieskit dhe Spiro Ristovski, Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion ka hapur procedurë hetimore edhe për tre persona të cilët gjithashtu janë të dyshuar për organizim të ngjarjeve të 27 prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, gjegjësisht për ish kreun e Kuvendit, Trajko Veljanovski, i cili duke shfrytëzuar imunitetin e deputetit u lirua pas bisedës në Gjykatën Penale. Kurse dy personat e tjerë të dyshuar  sipas informacioneve jozyrtare janë ish- kryeministri Nikolla Gruevski, ish-agjenti i DSK-së Nikolla Boshkovski. Gruevski mbetet në arrati në Budabest, kurse Boshkovski në Greqi.

Recommended