Euro dhe karrikator me fishekë, ja çfarë sekuestroi policia në shtëpinë e gjyqtarit të Dajtit

  • 5 years ago
Ky është momenti kur forcat speciale kanë ndërhyrë në shtëpinë e gjyqtarit Skënder Damini në Tiranë. ty u gjetën rreth 20 mijë euro dhe municione luftarake. Në videon që siguron Report Tv, shihet se eurot janë të vendosura në një sirtar rrobash mes të brendshmëve.

Gjyqtari që shpëtoi nga burgu përjetë Dritan Dajtin, autorin e vrasjes së 4 policëve, u shoqërua në polici, dhe pas marrjes në pyetje për disa orë në Policinë e Tiranës, u la i lirë. Në banesë u gjet edhe një karikator pistolete me fishëke

Gjyqtari Damini u mor në pyetje në prani të avokatit të tij Ferdinand Ndoja. Në polici ju sekuestruan telefoni celular, si dhe municionet dhe paratë të cilat u gjetën në sisrtarin e një komoje ku ishin vendosur rroba të brendshme vajzash.

Recommended