Studentet protestojne para policise

  • 5 years ago
Një grup studentësh të Shkodrës protestuan mëngjesin e sotëm pranë ambienteve të Drejtorisë së Policisë Vendore. Kjo protestë erdhi pas ngjarjes së një nate më parë, ku një polic i FNSH akuzohet se ka ngacmuar një studente në tualetet e shkollës.

Polici u bllokua nga studentët dhe më pas ai u mor nga policia, e cila në versionin e saj të ngjarjes, njoftoi se nuk ka ngacmim seksual në shkollë.

Por polici ka dashur të flasë me një vajzë në rrugë dhe ajo është trembur, sepse e ka parë me armë. Për këtë ngjarje nuk ka ndonjë denoncim konkret, por megjithatë grupi i studentëve ndodhet para godinës së policisë.

Tv Klan

Recommended