"Mashtrimi” i nje gruaje

  • 5 years ago
Gruaja jo vetëm si ?mollë sherri? por edhe e kthyer në një lojë të fortë mes burrit dhe të dashurit  është epiqendra e shfaqjes teatrale ?Mashtrimi.

E duartrokitur disa herë nga publiku shqiptar, Artan Imami këtë herë edhe si regjisor tregon se si lindi ideja për ta vënë në skenë këtë pjesë.

Artan Imami, aktor/regjisor: Ka qenë një pjesë që më ka intriguar sa e kam pare. Gjithmonë kam humbur si spektator, është një pjesë që kur të kap të fut në grackën e spektatorit.

Në rolin e të dashurit, aktori Indrit Çobani tregon se e veçanta e kësaj komedie thriller është ndërthurja  mes intrigave dhe batutave, që e përfshin publikun duke e vendosur edhe në rolin e investiguesit.

Frymëzim për kinematografinë në mbarë botën, vepra e autorit Antony Shaffer rivjen në skenën e teatrit ArTurbina këtë fundjavë në orën 19:00.

Tv Klan