Opozita e Kosoves ne greven e pedagogeve

  • 5 years ago
Protestës së studentëve dhe pedagogëve në Fakultetin e Shkencave sociale, ju bashkua këtë të hënë edhe kreu i lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti.

Për këtë pjesëmarrje të kreut të opozitës së Kosovës ka reaguar edhe ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, duke e cilësuar një zhgënjim.

"S?i besova syve kur pashë Albin Kurtin sot brenda pengmarrjes së mjediseve universitare, pa ia dëgjuar ndonjëherë mendjen për ligjin e Arsimit të Lartë në Shqipëri! Çfarë zhgënjimi i madh ta shohësh aq të tjetërsuar njeriun që ke vlerësuar", shkruan në Facebook Kumbaro.



Nisja e grevës pa afat nga pedagogët e Shkencave Sociale u kundështua nga Dekani i këtij fakulteti. Duke e cilësuar grevën një vendim individual, dekani Edmond Rapti u shpreh se studentët kërkojnë t?i rikthehen mësimit. Kjo deklaratë e dekanit nuk u mirëprit nga studentët bojkotues dhe pedagogët.

Asambletë e 4 fakulteteve u mblodhën këtë hënë pas takimit të parezultat që zhvilluan me ministren e Arsimit Besa Shahinin, ku u fol mbi 5 kërkesat e tyre. Veç rikonfirmimit të kërkesave, ata dolën me 5 vendime të reja.

Në fakultetet e tjera të Universitetit të Tiranës vazhdon normalisht mesimi.

Tv Klan

Recommended