Rektori nuk zhbllokon Fakultetin e Drejtësisë

  • 5 years ago
Edhe përballë situatës së re të krijuar, ku një pjesë e studentëve të Fakultetit të Drejtësisë vijojnë normalisht mësimin në ambientet e gjimnazit ?Petroni Nini Luarasi? dhe pjesës tjetër, të cilët vijojnë të mbajnë të bllokuar ambientet e brendshme të Fakultetit të Drejtësisë, Rektori i UT, Mynyr Koni vijon të heshtë.

?Unë po të mbaj shënim. Ne kemi gati një javë që po tentojmë të lidhemi me z.Mynyr. As Eltoni dhe as z.Mynyr nuk e ngrejnë telefonin. Kur të vij Eltoni, për momentin nuk është. Rektori sapo ka dalë, nuk e di nëse ju njoftoi roja. Po z.Mynyr ku e ka takimin, mqse ka dalë për takim? Është jashtë institucionit, por nuk jam e autorizuar t?ju them?, thotë asistentja e rektorit, e pyetur nga gazetarja e Tv Klan.

Ai nuk pranon t?i përgjigjët pyetjes se përse nuk kërkon ndërhyrjen e autoriteteve policore për të liruar ambientet e brendshme të fakultetit dhe që studentët t?i rikthehen normalisht mësimit në auditorët e fakultetit dhe jo në ambientet e gjimnazit ?Petro Nini Luarasi?. Rektori i UT është i vetmi që mund ta autorizojë këtë, por nuk pranon, për arsye që nuk i bën publike.

Neni 5 i Ligjit për Arsimin e Lartë dhe neni 34 i statutit të Universitetit të Tiranës e ngarkon atë me përgjegjësi ligjore që të kërkojë ndërhyrjen e policisë për të liruar mjediset e fakultetit nga studentët që kanë bllokuar mësimin prej afro 2 muajsh. Ditën e premte pritet të mblidhet edhe Senati i Universitetit të Tiranës, ndërsa burime brenda rektoratit konfirmuan për Televizionin Klan se rektori ka zhvilluar disa takime me studentët e ngujuar, por ambientet e Fakultetit të Drejtësisë vijojnë të jenë të bllokuar.

Tv Klan

Recommended