Tension në Fakultetin e Drejtësisë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Rektori i universitetit të Tiranës Mynyr Koni bashke me Dekanin e fakultetit të drejtësisë Artan Hoxha u përpoqën këtë të premte për t?i dhënë zgjidhje ngërçit që ka bllokuar studentët që duan të ndjekin leksionet.Takimi ishte planifikuar të bëhej me studentët që prej ditësh kanë bllokuar ambientet e fakultetit por këta të fundit refuzuan. Në këto kushte, rektori dhe dekani biseduan me të rinjtë që duan të kthehen në auditorë.Por prania e dy grupeve të studentëve, pro e kundër mësimit, krijoi tension mes të rinjve.Ndërkohë, mbledhja nuk solli një vendim përfundimtar për zgjidhjen e ngërçit.Studentët që prisnin një përgjigje pro zhvillimit të leksioneve u zhvendosën në rektoratin e Universit të Tiranës, por edhe aty nuk morën përgjigje.Ndërkohë pjesa më e madhe e fakulteteve të tjera zhvilloi mësim normalisht, me përjashtim të filologjikut dhe një pjese tek shkencat sociale.

Recommended