Ministri i drejtësisë, Moser: Negocioni për një zgjidhje - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministri Austriak i Drejtësisë Josef Moser ka mbërritur këtë te premte ne Tirane ne një vizite zyrtare, ku është takuar me homologen e tij Etilda Gjonaj.Ne daljen e përbashkët për mediat ministri austriak vlerësoi ecurinë e reformave ne Shqipëri. Ne takimin me homologen Etilda Gjonaj, zyrtari i larte foli edhe për situatën politike ne vend.Josef Moser: ?Shqipëria ka bërë hapa përpara, që i tejkalojnë pritshmerite, sidomos në drejtësi, për të minimizuar korrupsionin, janë marrë masa të rëndësishme për një anëtarësim, duhet të njihen nga të gjitha palët, qeveria apo opozita pasi është në të mirën e shqipërisë. Përmes negociatave të përbashkëta duhet të ketë zgjidhje. Palët duhet te dialogojne me argumente?.Ndërkohë ministrja Gjonaj vlerësoi mbështetjen e Austrisë për Shqipërinë si dhe theksoi masat antikorrupsion qe ka ndërmarrë qeveria kohet e fundit.Apeli i ministrit austriak vjen vetëm një ditë pas protestës së opozitës në rrugët kombëtare e që sipas Bashës, shënoi dhe nisjen e mosbindjes civile.

Recommended