Cërrik/ Lagjja nr 3 e harruar dhe me probleme të theksuara infrastrukturore

  • 5 years ago
50 vjet të harruar nga shteti, kjo është ajo që u anketua banorët e Fermës së Cërrikut në qarkun e Elbasanit, lidhur me infrastrukturën rrugore. Lagja e cila banohet nga 5500 banor nga viti i kaluar është pjesë e Bashkisë Cërrik, i cili duket se nuk ekziston për këtë lagje.

Nga një vëzhgim i kryer në këtë lagje rezulton se krahas varfërisë këta banorë vuajnë edhe problemin e infrastrukturës. Një rrugë e kësaj lagje ka nisur të riparohet kohët e fundit, por firma duket se ka braktisur punimet me kohë, ndërsa afati i dhënë nga bashkia ishte vetëm 60 ditë.

Banorët thonë se politika kujtohet vetëm kur ka zgjedhje dhe pasi ato mbarojnë gjithaçka mbetet si më parë.

"Mesa mbaj mend unë, qëkur kam ardhur, kjo problematikë ka qenë. Baltë, ujë, nuk i cojmë dot fëmijët në kopësht. Nuk ka patur fare investime", u shpreh një banore. "Gjatë 35 viteve kështu ka qenë, hedhin zhavorr për një muaj, por që prapë baltë rri", tha një tjetër.

Lagjia nr 3 në Cerrik e harruar tërësisht nga institucionet duket se edhe shumë kohë nuk do të ketë lidhje me infrastrukturën, pasi sipas Bashkisë do të duhen 6-7 buxhete për të investuar në këto zona kaq problematike.

Recommended