Rritja e tarifave dentare/Stomatologia Bidaj: të vendoset edhe çmim tavan
  • 5 years ago
Loga tha gjithashtu se aplikimi i rritjes nuk e përmirëson cilësinë aktuale të shërbimeve dentare por duhen kryer kontrolle të tjera.

Unë mendoj që vendosja e çmimeve dysheme nuk e përmirëson cilësinë e materialeve që do të marrë dentisti, pra duhet që të bëhen kontrolle të tjera. Dhe ky kontroll nuk mund të bëhet me vendosjen e nje çmimi tavan, sepse dentistët mund të marrin sërish materiale të këqija dhe të aplikojnë çmime të shtrenjta.

Ledina Loga, gazetare ekonomie
Ndërkaq, për stomatologen Arisa Bidaj, vendosja e këtyre çmimeve dysheme është e nevojshme pasi nuk lejon abuzimet nga klinikat dentare që ulin qëllimisht çmimet, por në të njëjtën kohë duhen vendosur edhe çmime tavan në mënyrë që konsumatorët të jenë të mbrojtur.

Unë mendoj për të qenë korrekt siç mund të vendoset një çmim dysheme duhet të vendoset edhe një çmim tavan, që të mos tejkalohet një çmim i caktuar dhe të mos abuzohet. Ama duhet parë në dy anë . Në rradhë të parë duhet të mos abuzohet me shëndetin e pacientit duke përdorur material shumë shumë të lira dhe çmime shumë të ulta që nuk justifikojnë kostot e klinikës dentare. Nga ana tjetër nuk duhen rritur në stratosferë pasi dihet standardi I Shqipërisë.

Arisa Bidaj, stomatologe
Recommended