Kryebashkiaku i Vienes: Tirana duhet te jete krenare

  • 5 years ago
Tirana dhe Viena do të rrisin marrëdhëniet mes tyre, për një bashkëpunim më të mirë në fusha si ekonomia, transporti apo aktivitetet kulturore e artistike. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një vizitë në kryeqytetin austriak, i ftuar në edicionin e 16-të të Kongresit të Vjenës me temë ?Shaping the Future?, i organizuar nën kujdesin e kancelarit Sebastian Kurz dhe kryetarit të Bashkisë së Vjenës, Michael Ludwig.

Në vizitën e tij, kryebashkiaku Veliaj u prit në një takim nga kreu i Bashkisë së Vjenës, Michael Ludwig, me të cilin diskutoi mbi konkretizimin e një sërë projektesh bashkëpunimi. Ai falenderoi homologun e tij për mikpritjen dhe marrëdhëniet që ekzistojnë mes dy kryeqyteteve, ndërsa theksoi se është e rëndësishme që ato të shkojnë edhe më tej, për t?u përkthyer në projekte konkrete.

?Jam shumë i lumtur sot që jemi në Vienë dhe për mikpritjen e mikut tonë, kryetarit të ri të Bashkisë së Vienës. Me këtë qytet kemi pasur një marrëdhënie të shkëlqyer, po ashtu edhe një vit kulturor midis Tiranës edhe Vienës, të cilin duam ta përforcojmë. Besoj se mund të bëjmë shumë bashkë. Viena është kryeqyteti i Austrisë, por është edhe kryeqyteti i Ballkanit. Shumë prej rrugëve tona, si ato ekonomike, si ato politike, kalojnë nga Viena, por unë besoj gjithmonë e më shumë se qytetet po zënë një rëndësi të veçantë ndaj do të vazhdojmë bashkëpunimin kur vjen puna te çështjet që kanë të bëjnë me urbanizimin e qyteteve dhe transportit publik?, tha kryebashkiaku Veliaj.

Kryebashkiaku i Vienës, Michael Ludwig vlerësoi kryebashkiakun Veliaj dhe siguroi se dy qytetet do të shtojnë bashkëpunimin e nisur për të çuar më tej projektet në fushën e ekonomisë, politikave vendore dhe ato të kulturës.

?Tirana duhet të jetë krenare që ka një kryetar kaq të ri dhe energjik. Patëm mundësinë të diskutojmë shumë projekte të përbashkëta midis dy qyteteve tona, projekte që do të lidhin në të ardhmen Vienën dhe Tiranën në fushën e ekonomisë, politikave vendore, por edhe ato artistike. Janë të shumtë personat të cilët lidhin vendet tona. Jemi shumë krenarë që edhe shumë artistë shqiptarë janë të angazhuar dhe kanë aktivitetin e tyre në Vienë. Kjo tregon se kemi tashmë marrëdhënie mjaft të mira, të cilat duhet t?i çojmë përpara për të përballuar sfida të mëdha në rrugën europiane?, theksoi ai.

Një nga fushat për të cilat dy kryebashkiakët biseduan ishte edhe ajo për të investuar më shumë te fëmijët, duke shtuar hapësirat kushtuar atyre. Ata vlerësuan se vetëm duke i kushtuar rëndësi gjeneratës së re, mund të sigurohet një e ardhme më e mirë për qytetet tona. ?Biseduam se si qytetet gjithmonë e më shumë po kthejnë vëmendjen tek fëmijët. Disa nga projektet tona për këndet e lodrave dhe për të krijuar hapësira publike ku edhe fëmijët edhe të rriturit mund të kalojnë kohë cilësore, janë disa nga planet tona të përbashkëta?, theksoi ai.

Veliaj e ftoi kryebashkiakun Ludwig të vizitojë Tiranën në pranverë, ku dhe pritet të nënshkruhet një marrëveshje për planet e b...

Recommended