VMRO kerkon zgjedhje te parakohshme

  • 5 years ago
Duke numëruar vërejtjet tashmë të njohura për qeverisjen e kabinetit të Kryeministrit Zaev, sic thanë,  në kurriz të interesave kombëtare, shtetërore dhe individuale, opozita kërkoi shpërndarjen e parlamentit.

Nikola Micevski, VMRO ? DPMNE : VMRO-DPMNE dhe koalicioni ?Për Maqedoni më të mirë? di dhe ka kapacitete ti zbatojë reformat e nevojshme dhe di si ti korrigjojë të gjitha politikat e dëmshme vitet e kaluara. Pikërisht për këtë kërkojmë shpërndarjen e parlamentit të Maqedonisë dhe bashkë me zgjedhjet presidenciale të mbahen edhe ato të parakohshme parlamentare, ku qytetarët do ta rikthejnë shtetin dhe do të vendosin ti udhëheqin njerëz serioz e të ndershëm.

 Kostadin Kostadinov ? LSDM: Ai nuk ka kapacitet të ofrojë asgjë të mirë për qytetarët dhe shtetin përvec bllokimeve dhe osbtruksioneve.

Kostadinov megjithatë nuk përjashtoi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshmne, respektivisht rikujtoi se në partinë e tij ka qëndrime ?pro? dhe ?kundër? kurse vendimi përfundimtar do të merret deri në fund të javës. Bashkëpartiakët e tij sugjeruan se as i gjithë grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së nuk është unike rreth zgjedhjeve eventuale të parakohshme. Nga BDI-ja disa herë kanë deklaruar se prioriteti i Maqedonisë për momentin nuk janë zgjedhjet, por përforcimi i ekonomisë dhe plotësimin e reformave, si kushte për fillimin e negociatave para aderuese me BE-në.

Tv Klan

Recommended