Skandal: 12 mijë qytetarëve nuk u janë transferuar kontributet në Shtyllën e dytë pensionale

  • 5 years ago
12 mije punëtorëve në sektorin privat dhe publik në periudhën nga viti 2006 deri në vitin 2018 nuk iu janë transferuar kontributet shoqërore në shtyllën e dytë të Fondit Pensional. Edhe pse punëdhënësit i kanë bërë pagesat në Fondin e Sigurimit Pensional- Invalidor, të njëjtat nuk janë alokuar te Shoqëritë e Sigurimeve private pensionale. Skandalin e madh e publikoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, e cila njoftoi se pjesa më e madhe e keqpërdorimeve është bërë ndaj të punësuarve të rinj deri në moshën 40 vjeçe.

Recommended