Mbingarkesa ne çerdhe e kopshte

  • 5 years ago
Vetëm 1 çerdhe dhe 4 kopshte përballojnë nevojat e 40 mijë banorëve të Lezhës për kujdesin e fëmijëve. Rivendosja në funksion e çdo ambienti në kopshte ka çliruar disa mbingarkesën, por nevojat janë akoma më të mëdha.

Për Drejtorin e Arsimit në Lezhë zgjidhja e këtij problemi kërkon edhe mbështetjen e qeverisë shqiptare.

Dyfishimi i popullsisë 20 vitet e fundit nuk është shoqëruar me investime për ndërtimin e godinave të reja duke krijuar një problem social që është evidentuar më shume pas reformës territoriale.