Vlorë/ 'Maskat' spërkatin me benzinë tre makina dhe u vendosin zjarrin

  • 5 years ago
VLORË - Tre automjete janë përfshirë nga flakët gjatë natës në lagjen ?Uji i Ftohtë?. Policia nuk e konfirmon zjarrvënien si të qëllishme por Report Tv raporton se se tre automjetet tip "Smart", "Audi" dhe "Landover" janë spërkatur me benzinë nga tre persona me kapuc.

Dy makina rezultojnë në pronësi të Ervis Hysenbelliu, ndërsa një tjetër në pronësi të hallës së tij. Ervis Hysenbelliu mësohet se ka deklaruar për policinë se nuk ka probleme me askënd e kësisoj, nuk ka përmendur emra që dyshon se mund të fshihen pas kësaj ngjarjeje.

Djegia i ka nxjerrë makinat jashtë përdorimit, për shkak se flakët janë përhapur në pjesën e përparme të automjeteve.

Në qytetin e Vlorës janë bërë të shpeshta djegia e makinave ose vendosjet e tritolit. Shumica e këtyre ngjarjeve ngelen të pazbardhura nga Policia.

Recommended