Zone e Lire/ Ku ishte Shahini kur mesoi se do behej Ministre?

  • 5 years ago
Çështja e arsimit vijon të jetë tema më e nxehtë në vendin tonë. Ndaj edhe sot, në emisionin ?Zonë e Lirë? në Tv Klan, përballë gazetarit Arian Çani ishte e ftuar Ministria e re e Arsimit, Besa Shahini.

Duke qenë se ka vetëm pak ditë që ka ardhur në krye të Ministrisë së Arsimit, pyetja e parë me të cilën gazetari iu drejtua Ministres ishte se "kush ia dha lajmin që do të merrte atë detyrë". Ministrja e re tha se ishte në mbledhjen e Partisë Socialiste kur mori lajmin.

Arian Çani: Si e more lajmin e emërimit në këtë post, sepse ti ke qenë Zv/Ministre, ku ishe në atë moment?

Besa Shahini: Për mua nuk ishte e papritur, sepse kur je në pozicionin e Zv/Ministrit, një ditë mund ta zëvendësosh atë. Studentët nuk e kërkuan dorëheqjen e Ministres Nikolla.

Arian Çani: Atëherë Rama e hoqi kot?

Besa Shahini: Ai ka bërë një ndryshim në qeveri dhe Lindita nuk u hoq për shkak të protestës. Ndryshimet në qeveri janë bërë për shkak të një pakënaqësie që u shfaq edhe përmes protestës.

Arian Çani: Perceptimi në publik është që u bë shkak Lindita për këto ndryshime në qeveri, ose Damian Gjiknuri, pas asaj aferës. Por dua të të pyes, ku ishe kur more lajmin?

Besa Shahini: Në mbledhjen e PS.

Arian Çani: Ku ishe dhe kush ta tha?

Besa Shahini: Nuk e kuptoj, pse është kjo temë e emisionit të sotëm...

Arian Çani: Thashë ta relaksonim pak bisedën. Rama të kishte thënë, ti e dije para se të bëhej mbledhja?

Besa Shahini: Unë nuk e dija që do të zëvendësohej Lindita.

Arian Çani: Lindita u mërzit shumë?

Besa Shahini: Ajo ishte e shqetësuar, por jo për largimin.

Arian Çani: Për shkak të largimit më intereson mua?

Besa Shahini: Jo, jo./tvklan.al

Recommended