Asambleja e pedagogëve paralajmeron pezullimin e mesimit

  • 5 years ago
Një javë kohë ka në dispozicion qeveria për t?ju përgjigjur kërkesave të pedagogëve të Universitetit të Tiranës për anulimin e Ligjit të Arsimit të Lartë dhe VKM-të e miratuara në dhjetor. Në të kundërt, pedagogët paralajmërojnë pezullim të procesit mësimor dhe përshkallëzim të protestës. Vendimi ky që u mor të premte në asamblenë e Fakulteteve.

Pedagogët kërkuan edhe rritjen e buxhetit për arsimin e lartë publik, si dhe miratimin e ?statusit të pedagogut?.

Në Fakultetin Juridik nuk ka marrë ende një zgjidhje për studentët që kërkojnë t?i kthehen procesit mësimor. Edhe pse ishte njoftuar një takim mes Rektorit Mynyr Koni dhe studentëve të ngujuar, këta të fundit kanë refuzuar.

Pa një zgjidhje konkrete përfundoi edhe takimi 90 minuta mes rektorit të UT Mynyr Koni dhe dekanatit të Fakultetit Juridik dhe studentëve që duan mësim.

Tv Klan

Recommended